Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Ndikimi i luftës në ekonominë tonë është ende i vogël”/ Yzeiraj: Procesi i integrimit është real!

schedule20:37 - 15 Maj, 2026

schedule 20:37 - 15 Maj, 2026

Zëvendësministri i Financave, Endri Yzeiraj, ka bërë një panoramë të situatës ekonomike dhe sfidave të integrimit të vendit gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News.

Sipas tij, ndikimi i konflikteve dhe luftërave globale në ekonominë tonë aktualisht mbetet i papërfillshëm dhe situata po monitorohet me kujdes nga autoritetet. Numri dy i Financave theksoi se treguesit ekonomikë ndodhen ende brenda parametrave të parashikueshëm, por shtoi se qeveria është e gatshme të ndërhyjë nëse vihet re një përkeqësim i krizës.

Paralelisht me menaxhimin e situatës aktuale, Yzeiraj u ndal edhe tek e ardhmja europiane e vendit, duke e cilësuar procesin e integrimit si një realitet që tashmë ndodhet te dera. Në këtë kuadër, ai lëshoi një thirrje të qartë për të gjithë aktorët ekonomikë, duke nënvizuar se është koha të rritet gatishmëria në çdo aspekt.



“Ndikimi i luftës në ekonominë tonë është ende i vogël. Ne po i monitorojmë. Gjykojmë që jemi ende në parametra të parashikueshme, nëse shikojmë që kemi një përkeqësim të krizës mund të ndërhyjmë.

Procesi i integrimit është real, po vjen është tek dera dhe është koha që të përgatitemi në të gjitha format për të përgatitur bizneset për të operuar dhe për të qenë në tregun europian”, u shpreh Yzeiraj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!