Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Trump e ndihmoi Europën të kuptonte se duhet ‘të mblidhte veten’”, Rama: Riarmatimet të mos bëhen mjet për destabilizim

schedule19:24 - 15 Maj, 2026

schedule 19:24 - 15 Maj, 2026

Kryeministri Edi Rama, teksa vizitoi Estoninë, mori pjesë në panelin hapës të Konferencës Lennart Meri, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës.

Rama tha se Europa duhet ta marrë seriozisht rikthimin e Trump dhe ta shohë atë si një alarm për dobësitë e saj në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Rama tha se lufta në Ukrainë dhe kërcënimi rus e detyruan BE-në të kuptojë nevojën për forcim ushtarak, por paralajmëroi se rritja e shpenzimeve për mbrojtjen duhet të lidhet me konkurrueshmërinë, inovacionin dhe legjitimitetin demokratik. Sipas tij, sfida e Europës nuk është vetëm armatosja, por garantimi që riarmatimi të mos kthehet në një mjet për destabilizim demokratik dhe ringjallje të forcave ekstremiste.

“Unë besoj më shumë miqtë amerikanë kur thonë: merreni Trump seriozisht, por jo fjalë për fjalë. Pjesa serioze është që Trump ka bërë që Europa ta shohë veten me të gjitha dobësitë e saj. Duke folur si kryeministër i Shqipërisë, një vend që po kërkon të hyjë në BE, tashmë një veteran mes liderëve, kam dëgjuar shpesh herë “ju duam në Europë”, por kurrë nuk ndodhi një hap. Na u desh Putin që të kuptonim se kërcënimi ishte real.



Trump e ndihmoi Europën të kuptonte se duhet të mblidhte veten. Ajo që shoh si problem është shkëputja tërësore mes asaj që duhet bërë në pikëpamjen ushtarake. Unë kam shumë frikë se, nëse këto shpenzime të mbrojtjes mbeten në këto përqindje abstrakte dhe nuk lidhen me konkurrueshmërinë në Europë, me integrimin e prokurimeve dhe më pas me inovacionin dhe legjitimitetin demokratik, atëherë ka shumë gjasa që Europa të ketë më shumë armë, por të jetë më e dobët. Ekziston edhe alternativa që kjo të ringjallë forcat e errëta që kanë qenë prej kohësh në Europë, nëse të gjitha këto shpenzime do të ndodhin.

Sfida e Europës nuk është si do të armatoset, por duhet të sigurohet që riarmatimi të mos bëhet një mjet për destabilizimin demokratik. Europa ka një histori dhe historia na ka treguar shumë.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!