Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Në NATO për sigurinë kiberenetike/ Ekspertja: Na mbron nga rreziqet! Sulmi kibernetik është i barabartë me atë fizik

schedule18:42 - 15 Maj, 2026

schedule 18:42 - 15 Maj, 2026

E ftuar në “Tirana Live” në ABC News, ekspertja e njohur e kibernetikës, Nadia Elbasani, theksoi se anëtarësimi në organizatat e mbrojtjes kibernetike është një hap i domosdoshëm për vendin tonë.

Sipas saj, një sulm kibernetik sot konsiderohet i barabartë me një sulm fizik, pasi dëmet që shkakton janë shpesh të parikuperueshme dhe mund të prekin çdo qytetar.

Elbasani nënvizoi se ky integrim do t’i sjellë Shqipërisë ndihmë të vazhdueshme, bashkëpunim dhe trajnime të nivelit të lartë për të përballuar kërcënimet. Ky hap bëhet akoma më urgjent në epokën e Inteligjencës Artificiale, e cila i ka bërë sulmet virtuale shumë herë më të sofistikuara dhe të rrezikshme.



“Ne duhet të ishim më parë  pjesë e kësaj organizate. Në këtë formë tregon që jemi pjesë reale e NATO-s dhe marrim benefitet. Për sa I përket aspektin kibernetik është një nga pikat më kyçe. Aspekti kibernetik është barazi me mbrojtjen fizike, sepse historia ka treguar që një sulm kibernetik mund të jetë edhe një lloj testimi, i një shteti ndaj një tjetri.

Është e domosdoshme që Shqipëria të behët pjesë e organizatave të sulmeve kibernetike. Do të kemi ndohmë, bashkëpunim dhe trajnime. Siguria kiberenetik është kryesore, pasi mund të preket çdo kush nga ne. Ne do duhet të bëjmë përpara për sigurinë kibernetike, sepse është një faktor kyç mbrojtjeje.

Një sulm kibernetik konsiderohet i barabartë me një sulm fizik, duke shkaktuar dëme të parikuperueshme. Vitet e fundit po përballemi me Inteligjencën Artificiale, çka e bën edhe më të sofistikuar sulmin kibernetik”, u shpreh ekspertja.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!