Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Shefi i CIA-s në Kubë në një vizitë të rrallë historike

schedule16:35 - 15 Maj, 2026

schedule 16:35 - 15 Maj, 2026

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur të premten se sulmi raketor rus ndaj një ndërtese banimi në Kiev, i ndodhur një ditë më parë, ka lënë të vdekur 24 persona, mes tyre edhe tre fëmijë.

Sipas Zelenskyt, ekipet e emergjencës përfunduan kërkimet në rrënojat e ndërtesës pas më shumë se një dite operacionesh shpëtimi. Ai e publikoi informacionin përmes platformës X.

Raketa goditi një bllok banimi nëntëkatësh, ndërsa forcat ajrore ukrainase deklaruan se bëhej fjalë për sulmin më të madh ajror rus ndaj Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të plotë, raporton AP.



Sulmi kishte në shënjestër kryesisht kryeqytetin ukrainas, Kievin, ku sipas autoriteteve u plagosën 48 persona, përfshirë dy fëmijë.

Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës pas armëpushimit të përkohshëm të datave 9-11 maj, për të cilin presidenti amerikan Donald Trump tha se u kishte kërkuar Zelenskyt dhe presidentit rus Vladimir Putin ta respektonin. Megjithatë, luftimet vazhduan edhe gjatë atyre 72 orëve, ndonëse me intensitet më të ulët.

Sulmet e kësaj jave bien ndesh me deklaratat e fundit të Trumpit dhe Putinit, të cilët kishin lënë të kuptohej se lufta, tashmë në vitin e saj të pestë, mund të jetë pranë përfundimit.

Presidenti ukrainas ka njoftuar gjithashtu se Ukraina ka kthyer në atdhe 205 pjesëtarë të forcave të armatosura që mbaheshin në robëri nga Rusia, në kuadër të fazës së parë të një shkëmbimi më të madh të të burgosurve të luftës.

Ky lirim të burgosurish u zhvillua si pjesë e marrëveshjes në armëpushimin treditor mes palës ruse e ukrainase.

Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të shkëmbejnë nga 1.000 të burgosur lufte secila palë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!