Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kamëz, ka vënë në pranga një 23-vjeçar të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje me armë zjarri.
Në kuadër të operacionit, në Tiranë u arrestua Florian Brahja ndaj të cilit Gjykata e Durrësit kishte caktuar në mars 2026 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Sipas hetimeve, i riu dyshohet se më 15 dhjetor 2025, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 9 të Durrësit, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person tjetër.


