Agjenti portugez i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes këmbënguli se lojtari është një “njeri unik”, gjatë një intervistë me ‘SkyItalia’. CR7 u shpall Lojtari më i mirë i Vitit në Dubai nga Globe Soccer Awards, me Mendes që mori çmimin e agjentit më të mirë.
“Së bashku, ata mund të fitojnë Kupën e Botës për Portugalinë,” tha Mendes për Cristiano Ronaldon dhe Joao Felix, i cili mori çmimin si talenti më i mirë.
“Cristiano nuk mund të krahasohet më me askënd tjetër, pasi për mua ai mbetet një specie unike, e ndryshme nga të gjithë. Në moshën mbi 30 vjeç, ai ka bërë gjëra që askush tjetër nuk i ka arritur dhe ai është një shembull për lojtarët më të rinj.
Ai tashmë ka nëntë gola në Serie A këtë sezon, në ligën më të vështirë në botë për të shanuar. Ai dëshiron të fitojë shumë më tepër me Juventusin dhe së shpejti do të jetë 35 vjeç, por prapë mund të luajë deri kur të dëshirojë”, u shpreh agjenti i njohur./abcnews.al