Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

NBA, humb jetën basketbollisti/ Vetëm 9 vjeç, Brandon Clarke i Memphis, dyshohet për mbidozë

schedule12:32 - 13 Maj, 2026

schedule 12:32 - 13 Maj, 2026

NBA është në zi. Lojtari i Memphis, Brandon Clarke, është ndarë nga jeta këtë të mërkurë në moshën 29 vjeçarë në apartamentin e tij në Los Angeles, nga një mbidozë e dyshuar. Clarke, një basketbollist kanadez, u zgjodh nga Grizzlies draftin e NBA-së të vitit 2019. Ai i kaloi të shtatë sezonet e karrierës së tij me Memphis.

Ai luajti vetëm dy ndeshje në sezonin 2025/2026, për shkak të një dëmtimi në gju dhe, në dhjetor, një dëmtimi në pulpë.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja tragjike e Brandon Clarke,” thanë Grizzlies në një deklaratë. “Brandon ishte një shok skuadre i jashtëzakonshëm dhe një person edhe më i mirë, ndikimi i të cilit në organizatë dhe në të gjithë komunitetin e Memphis nuk do të harrohet. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes dhe të dashurve të tij gjatë kësaj kohe të vështirë.”



Sipas autoriteteve, Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelosit iu përgjigj një thirrjeje për urgjencë mjekësore. Kur mbërritën ndihmësit mjekësorë, Clarke u shpall i vdekur. Në shtëpi u gjetën pajisje për drogë dhe incidenti po hetohet si një mbidozë e mundshme. Do të kryhet një autopsi për të përcaktuar shkakun dhe mënyrën e vdekjes së Brandon Clarke.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!