Çështja e dronit nënujor të zbuluar në Lefkada u përshkrua si shumë serioze nga Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, teksa mbërriti në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.
Ai tha se do ti informoj homologët, në prani të Ministrit të Mbrojtjes ardhur nga Kievi, se tani është e sigurtë se droni detar që u gjet në Lefkada është ukrainas.
Sipas tij prania e tij ndikon në lirinë dhe në sigurinë e lundrimit.
Edhe Ministri i Jashtëm Gerapetritis e ngriti çështjen me homologët e tij evropianë në Këshillin e Punëve të Jashtme në Bruksel.
Sipas mediave greke, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian shprehën interes dhe shqetësim të fortë për incidentin, duke njohur seriozitetin e situatës.
Në qëndrimin zyrtar shteti fqinj ka thënë se nuk do të tolerojë zhvillimin e veprimeve ushtarake në rajonin e Mesdheut.
Sipas Athinës zyrtare, incidente të tilla paraqesin rreziqe serioze si për sigurinë e lundrimit ashtu edhe për mbrojtjen e qytetarëve dhe mjedisit detar.
Në të njëjtën kohë, ai nënvizoi se diplomacia greke do të përdorë çdo mjet të disponueshëm për të parandaluar mundësinë që Mesdheu të bëhet një “teatër operacionesh ushtarake”.
Ky rast specifik është shndërruar në një çështje të madhe gjatë njëzet e katër orëve të fundit, ndërsa autoritetet greke vazhdojnë hetimin e tyre mbi origjinën, misionin dhe karakteristikat teknike të tij.
Droni nënujor i gjetur në Lefkada është një mjet ushtarak, i përdorur gjatë luftimeve mës Ukrainës dhe Rusisë në të paktën 18 raste.


