Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Padia e Meremes ndaj Berishës/ Kthupi: Gjykata nuk do e legjitimojë kërkesën e saj

schedule21:07 - 11 Maj, 2026

schedule 21:07 - 11 Maj, 2026

Avokati Rezart Kthupi thotë se gjykata nuk do e legjitimojë padinë e Mereme Selës ndaj Sali Berishës, për përjashtimin e saj nga gara për kreun e PD.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kthupi u shpreh se për të qenë legjitim për të ngritur një padi, duhet të jesh një nga ata emrat  e renditur në listën e depozituar në gjykatë.

“Gjykata nuk do e legjitimojë fare, për ngritjen e asaj kërkese. Ligjërisht flasim. Ligji jonë i famshëm për partitë politike dhe praktika e gjykatës sonë, ka disa kleçka që janë të vështira t’i anashkalosh. Nuk legjitimohet Meremja. Për t’u legjitimuar për të ngritur padi në gjykatë, duhet të jesh një nga ata emrat  e renditur në listën e depozituar në gjykatë. Nëse ti nuk je një nga ata emra, gjykata nuk të legjitimon dot”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!