Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Konjufca: Kosova të trajtohet e barabartë dhe në mënyrë të drejtë nga BE, të nisin negociatat për anëtarësim

schedule11:17 - 11 Maj, 2026

schedule 11:17 - 11 Maj, 2026

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ka deklaruar se Kosova kërkon trajtim të barabartë dhe të drejtë nga Bashkimi Evropian. Gjithashtu ai shton se vendi është i gatshëm të ecë përpara brenda një procesi meritokratik.

Kjo deklaratë e tij vjen pak para nisjes së takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor të hënën në Bruksel.

Sipas tij, ky proces nënkupton që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të nisë negociatat për anëtarësim në BE.



“Gjithashtu, ne duam të kemi një trajtim të barabartë dhe të drejtë nga BE-ja, ne si Kosovë jemi gati të lëvizim dhe të avancojmë brenda këtij kuadri të procesit bazuar në merita. Në të njëjtën kohë, ajo që mendojmë është se çfarë do të thotë në të vërtetë ky proces bazuar në merita është që Kosova të ketë statusin e vendit kandidat dhe të nisë negociatat për anëtarësim në BE”, ka thënë Konjufca.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!