Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Aksidentet rrugore, problem për shoqërinë”/ Eksperti Qibini: Të bëhet i detyrueshëm testi psikologjik

schedule19:32 - 10 Maj, 2026

schedule 19:32 - 10 Maj, 2026

Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini thotë se aksidentet automobilistike kanë mbetur problem për mbarë shoqërinë.

Në emisionin “Newsroom” në ABC News, Qibini u shpreh se duhet parë pragu i përqindjes së alkoolit në gjak.

Ndër të tjera, Qibini nënvizoi se për drejtuesit e mjeteve, duhet të bëhet i detyrueshëm testi psikologjik.



“Problemet në komunikacon, sidomos aksidentet automobilistike kanë mbetur problem për mbarë shoqërinë. Kemi pasur aksidente që kanë tronditur opinionin publik. Disa ndryshime në kodin lijor duhet të ishim bërë më herët. Duhen bërë ndryshime. Në 2023, patën ndryshime, ku pezullimi i lejes së drejtimit, nga Policia Rrugore, nëse punonjësi pezullon leje drejtimi, ai drejtuesi në gjendje të mirë të ekonomike, paguante dyfish gjobë dhe e merrte. Duhet parë pragu i përqindjes së alkoolit në gjak. Përdorimi i pijes alkoolike është kundravajtje e rëndë. Ndryshimet në diaspozitat e kodit rrugor duhet të kenë impakt. Duhen bërë ndryshime, të vendoset testi MPU, test i detyrueshëm psikologjik. Drejtues mjetesh që kanë sjellje të dhunshme në rrugë, të bëhet test për anën emocionale”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!