Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për masën e arrestit me burg një tjetër ish-zyrtar kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë.
Ish-ministri i Shëndetësisë Iliri Beqaj ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë tjetër më të butë, duke afruar edhe garanci pasurore prej 20 mijë eurosh.
Ndryshe nga kërkesat e mëparshme Beqaj në kërkesën e re drejtuar gjykatës së Posaçme Antikorrupsion i ka bashkëngjitur edhe vendimin e Gjykatës së Lartë sa i takon masës “arrest me burg”.
Vendimi i marrë nga gjyqtarët e Kolegjeve të Bashkuara parashikon se masa e arrestit në burg duhet të merret vetëm pasi të jenë shqyrtuar masat e tjera alternative. Tashmë gjykata duhet të analizojë në çdo rast përse një masë më e lehtë nuk mund të zbatohet.
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë kërkoi lirinë kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe ish-drejtoresha e AKSHI-it Mirlinda Kaçanaj e cila doli nga arresti shtëpiak.
Ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua më 4 korriku 2024 lidhur me dosjen e abuzimeve me fondet e Bashkimit Evropian në SASPAC.
Dosja Saspac prej gati një viti ndodhet në fazë paraprake, teksa në paraburgim për këtë çështje ndodhen ish drejtori i agjencisë Saspac Ilir Beqaj si dhe bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtualaj.
Ish-kreu i menaxhimit të fondeve të BE njëherësh ish-ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqaj akuzohet për 5 vepra penale mes të cilave korrupsion pasiv, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim pasurie.


