Kombëtarja kuqezi nuk pati një vit 2019 shumë të mirë, por gjatë këtij viti kemi fituar lojtarët të rëndësishëm dhe një trajner me shumë eksperiencë.
Skuadra jonë kuqezi premton për të ardhmen dhe të gjithë po presim me padurim kualifikueset e Botërorit dhe Europianit. Në këtë periudhë festash, yjet e kombëtares tonë kuqezi nuk mund të qëndronin pa uruar familjet shqiptare.
Armando Sadiku, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Odise Roshi, Bekim Balaj, Marash Kumbulla, Frederik Veseli, Keidi Bare, Lorenc Trashi, Emir Lenjani, Myrto Uzuni, Etrit Berisha, Eros Grezda, Rey Manaj, Thomas Strakosha, Ledian Memushaj, Berat Djimsiti, Taulant Seferi, Enea Mihaj, Gentian Selmani, Klaus Gjasula, ishin vetëm disa nga lojtarët që uruan familjet shqiptare, me anë të një video 3 minuta të shpërndarë nga FSHF. Gjithashtu, edhe tekniku Reja shfrytëzoi rastin për t’i uruar festat të gjithë familjeve shqiptare./abcnews.al
View this post on Instagram