Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“EU4Municipalities”/ Rama në Durrës, projekti synon mbështetje për nismat e qeverisjes vendore

schedule10:50 - 8 Maj, 2026

schedule 10:50 - 8 Maj, 2026

Kryeministri Rama ndodhet në Durrës në kuadër të prezantimit të projektit EU4Municipalities.

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian me 10 milionë euro dhe me një kontribut financiar shtesë prej 1 milion euro nga Gjermania dhe synon të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për nismat e qeverisjes vendore në shërbime dhe infrastrukturë, si edhe forcon kapacitetet e tyre institucionale.

Në këtë aktivitet pritet të mbajë fjalën e saj kryetarja e bashkisë Emiriana Sako, Ambasador i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato, Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore Ervin Demo dhe kryeministri Rama.  / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!