SARANDË– Një person është vrarë me armë zjarri pak minuta më parë në Gjashtë të Sarandës. Viktima është identifikuar si Rexhep Ismaili, pronar i një pike karburanti në zonë.
Sipas të dhënave të para, raportohet se 66-vjeçari ka marrë një plumb në kokë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe motivit të sulmit./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!