Dy kuksianët ishin nisur të bënin “festë”, por ndërhyrja e policisë prish gjithçka

schedule11:07 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 11:07 - 30 Dhjetor, 2019

Policia ka kapur në flagrancë dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër në Kukës me akuzën e vjedhjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasit E.Sh.(D), 22 vjeç, banues në Domaj, Kukës dhe A.M., 21 vjeç, banues në Mohole, Kukës.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh.S., 24 vjeç, banues në Kolosjan, Kukës.

Këta shtetas, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, në bashkëpunim me njeri-tjetri, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke vjedhur naftë në 3 mjete trajler”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!