Në një intervistë në “Ora e Fundit”, politologu Roland Bejko u shpreh se kreu i PD Sali Berisha është i pashpresë.
Gjatë intervistës, Bejko theksoi se në Partinë Demokratike mungon gara e brendshme, pasi sipas tij, Berisha nuk lejon figura të tjera të konkurrojnë.
Ai përmendi edhe rastin e Ervin Salianjit, duke shtuar se në disa zona ai mund të sigurojë më shumë mbështetje se vetë Berisha. Gjithashtu thekson se largimi i Berishës do t’i japë një tjetër frymëmarrje politikës. Më tej u shpreh se Berisha sot është i paligjshëm në krye të PD pasi neni Basha e ka rrëzuar.
“Nuk shohim askund kilometrin e fundit, ai ndërton një gënjeshtër të tij. Berisha sulmon këdo. Kishte për detyrë që Salianjin ta lejonte ta fuste në garë, por Berisha nuk duron dot që dikush tjetër të marrë vota. Salianji në një pjesë të mirë të territorit e mund Berishën. Ai thotë se Shqipëria nuk futet dot në Europë, del nëpër konferenca, flet keq për Shqipërinë. BE i tregon opozitës që të futet në institucion dhe ta bëjë opozitën në institucione, por ai këto revolucione i bën për të mbyllur zërat e brendshëm dhe për të eliminuar të gjithë sfidantët siç bëri edhe me Salianjin”, tha Bejko, “Berisha tashmë është në rënie. Ramën nuk e rrëzoi dot, humbi zgjedhjet, do humbasë edhe zgjedhje të tjera. Ai kontigjent që mbështet Salianjin, mendoj që është shumë dhe po bëhet gjithmonë e më shumë shumicë. Berisha po kthehet në pakicë. Është një elektorat që e bojkoton strategjinë e Berishës, dhe është në pritje të gjetjes së një lideri që do e drejtojë. Berisha realisht është në kilometrin e fundit të jetës së vet.
/abcnews.al/


