Që prej ditës që ndodhi aksidenti tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe u plagos rëndë një tjetër, nga shoferi Nikolla Rradaçi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim lidhur me përgjegjësinë që mund të kenë efektivët e policisë.
AMP po verifikon denoncimet e mëparshme dhe reagimet zyrtare.
Ndërkohë hetim disiplinor ka nisur dhe nga Drejtoria e Standardeve Profesionale ne DPPSH. Një ditë më parë u pezullua dr i policisë Durrës, zv/dr për rendin dhe sigurinë si dhe shefin e sektorit të policisë rrugore në Policinë Durrës.


