Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

“I vetmi opozitar i dënuar për një denoncim publik”, Ervin Salianji: Bashkëregjim? Gjykatësit e Berishës…

schedule20:45 - 4 Maj, 2026

schedule 20:45 - 4 Maj, 2026

Ervin Salianji deklaroi ne Real Story se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për lirimin e Sali Berisha nga arresti i shtëpisë ishte i drejtë, ndërsa shtoi se ky i fundit zë pjesën më të madhe të hapësirës televizive, gjë që sipas tij i shërben Ramës.

Ai ngriti pikëpyetje pse, sipas tij, “regjimi” i Ramës nuk prek figura të tjera të opozitës të akuzuara për korrupsion, ndërsa theksoi se vetë ka qenë i vetmi i dënuar për një denoncim publik. Salianji sugjeroi se kjo situatë mund të krijojë perceptimin e një “bashkëregjimi”, duke shtuar se e njëjta trupë gjykuese që e ka dënuar atë, i ka dhënë të drejtë Berishës për vulën e Partisë Demokratike.

“Do them dy element këtu, Gjykata Kushtetuese me të drejtë për mua, e nxori Berishën nga arresti i shtëpisë dhe pastaj GJKKO e dyta, thuajse 60 përqind por në verë ka qenë edhe 70-80 përqind e kohës televizive sipas statistikave të AMA-s  zihet nga Sali Berisha, pra i bie  që Edi Rama i lë hapsirë këtij se sa më shumë të dalë kaq më mirë për Ramën. Dhe një element tjetër që është shumë i rëndësishëm, që duhet thënë se kur nuk thuhet gjithcka ka të bëjë me verbalizimin edhe me të thënën se njerëzit harrojnë se janë në punë të vet.



Këtu PD ka qenë për .. ka njerëz që janë 35 vite në pushtet, disa të tjerë vite në pushtet por të akuzuar shumë për korrupsion, për lidhje me krimin, për shkelje të ligjit, ore si ka mundësi që ky regjimi kaq i egër i Edi Ramës të vetmin përfaqësues  të opozitës që ka cuar në burg, kam qenë unë. Shikojeni pak, asnjë deputet i opozitës nuk ka shkuar, nuk ka patur probleme të këtij lloji. Kam patur unë për një denoncim, pse ky regjimi i Edi Ramës, nuk i prek, unë nuk ia uroj askujt, as kundërshtarit, e kam thënë edhe hasmit nuk i urohet burgu.

Ose është bashkëregjim, se si u shpjegoka kjo punë? E bukura është që e njëjta trupë gjykuese që më gjykon mua, e njëjta trupë gjykuese i ka dhënë të drejtë Sali Berishës për vulën.”

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!