Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

“Do ta kisha mundur në garë”, Salianji: 80 për qind e demokratëve janë të pakënaqur! Berisha frikacak, u fsheh si insekt

schedule20:17 - 4 Maj, 2026

schedule 20:17 - 4 Maj, 2026

TIRANË– I ftuar në “Real Story”, Ervin Salianji deklaroi se do ta kishte mundur Sali Berishën në një garë të hapur për kreun e Partisë Demokratike, duke pretenduar se do të merrte mbi 50% të votave të demokratëve.

Ai theksoi se rreth 80% e demokratëve janë të pakënaqur me drejtimin e Berishës dhe se kjo shumicë, edhe pse e tërhequr nga përplasjet e brendshme, do të votonte kundër tij. Sipas Salianjit, mbështetja që ai ka në takime është më e madhe dhe më reale se ajo e Berishës.

Salianji akuzoi Berishën se i shmanget garës për shkak të frikës nga humbja dhe se ka humbur legjitimitetin për të drejtuar partinë, duke përmendur edhe shkelje të statutit. Ai shtoi se përjashtimet dhe përzgjedhja e njerëzve besnikë, sipas tij pa mbështetje elektorale, kanë dobësuar ndjeshëm Partinë Demokratike.



Në fund, ai kritikoi edhe organizimin e protestave nga PD, duke thënë se pjesëmarrja ka qenë e ulët dhe larg potencialit real që ka opozita.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Vërtet e mendoni këtë që mund ta mundnit Berishën në garë?

Ervin Salianji: Nuk ka diskutim, dhe po ta them hapur fare, nëse unë kam një mbështetje të caktuar që është X përqind, po të isha në garë me Sali Berishën, fitoja.

Sokol Balla: Merrje mbi 50 përqind?

Ervin Salianji: Po absolute, shumë më shumë. Unë di t’ju them një gjë, që sot 80 përqind e demokratëve janë të pakënaqur me Sali Berishën, mund të jeni 10 përqind që janë aktiv me mua 10 përqind me Berishën, që janë dukshëm, po 80 përqind të tjerët që rrijnë të distancuar se duan të mbajnë një distancë higjenike nga sulmet, nga pislliku kur të shkonin në kutinë e votimit, do të votonin kundër Sali Berishës dhe ai e di këtë. Shikoni pak një gjë, I keni parë takimet e z/Berisha? Takimet  e mia janë më massive se të tij, por ndërkohë ato takimet e tij ka njerëz që unë nuk I njoh por dalin e kërkojnë llogari, ore pse e përjashtove këtë . Se si do fitosh o zotëri, si do fitosh?

Sokol Balla: Në një nga daljet e tij të shumta tha një shprehje që nuk e di, ndoshta I shpëtoi, ‘E shikoni sa masive i ka Salianji tha, se ia con Edi Rama’, tani në këtë mes ka dy autogola, i pari që i kishe masive dhe i dyti që ia con Edi Rama, pra i bie që Edi Rama qenka shumicë.

Ervin Salianji: Që i kam masive është e dukshme, që I ka sjellë Edi Rama unë po ju them këtë gjë se iu kam bërë sfidë edhe po ua them edhe te ju, të vijnë këtu te ju ose në cfarëdo studio të duan, t’i marrim takimet që kam unë, takimet që kanë ata. Po edhe të vijë njohësi më i mirë i tyre në parti. Unë i njoh të gjithë ata që kam nëpër salla, edhe ku janë aktivë në PD. Këta le që nuk njohin këta të mitë, por po i njohën ata të vetët që kanë në takime.. ja i sfidoj kështu publikisht . Ai ngaqë e di që unë kam mbështetje masive dhe reale ka frikë. Sali Berisha u ekspozua edhe përpara një gjëje tjetër në këtë moshë politike. Politikisht Sali Berisha është në një moshë me mua, pra sa ka ai në politikë unë i kam vite jetë. Sali Berisha u ekspozua si një njeri që ka frikë, friakcak, u fsheh se nuk dua të përmend emra si përmend ai të ndonjë kafshe apo insekti, por u fsheh si një insekt. Si mund të fshihet një njeri që drejton partinë për 36 vite, se mund të thotë hajde në garë cfarë kushtesh do ti, urdhëro kjo është mbështetja që ke ti, jo vetëm ti por gjithë njerëzit që janë kundër dhe këtë po po marrin për të treguar këtë njeriun që nuk ka patur frikën se për llogjikë demokratike Sali Berisha nuk duhet të ishte më, se është statuti i Partisë që e ndalon. Pra, Sali Berisha automatikisht e ka humbur mandatin që nga shtatori, dhe ndërkohë nuk ka të drejtë për të rikandiduar.

Sokol Balla: Shumë mendojnë mirë dakord Salianji, ok edhe Evi Kokalari se bën dëm në Amerikë, edhe pse ca mund ti bësh dëm Berishës në Amerikë se dëmi është bërë, Alesia Balliu, me këtë zonjën pas ca kishte?

Ervin Salianji: Tani, nuk dua të flas për të tjerët duke qenë se edhe për shkak të një lloj respekti për përpjekjen

Sokol Balla: Jo, patjetër por zonja pas kurrizit tim ka marrë vetëm 43 vota në primaret para zgjedhjeve kur bënë primaret, po nga kjo pse ka frikë. Se unë mendova që do ishte kjo, por as kjo nuk ia doli.

Ervin Salianji: E keni parë PD ju që sigla e PD është aty në një cep, foto e Berishës te selia e PD është nuk di se sa. Pra te të gjithë elementët do të tregojë që jam unë, po nuk ka më mbështetje dhe themeli i problemit është ky, ore si do fitojë ky zotëri me Edi Ramën? Se ky nuk fitoi kur ishin të gjithë këta, po tani që ka përjashtuar, i ka shkatërruar degët e PD, ka zgjedhur njerëz të cilët nuk votohen as për kryepleq lagjes, i ka zgjedhur vetëm që t’i ketë për besnikë. I keni parë protestat e PD?

Sokol Balla: Pash këtë të Fierit, së fundmi

Ervin Salianji: Në çdo zonë. E di çfarë po bën në Fier?

Sokol Balla: Ai ishte pishtar i demokracisë, kryetari i degës së Fierit.

Ervin Salianji: Po, por një nga mbështetësit më të mëdhenj të Sali Berishës

Sokol Balla: Po pra, pishtar i demokracisë

Ervin Salianji: Mbështetës në ditë të keqe, se atë nuk e quan Berisha. Në ditën e zezë të veten, që quan shpalljen non grata, këta zotërinjtë në Fier i bënë takimin e parë, që bëri Berisha nëpër rrethe, i mblodhën jo pak njerëz. Dhe për protestën mua më vjen keq, PD po të organizojë protestë e mbush bulevardin pa asnjë problem. Edhe unë jam në PD, dhe mua më vjen zor nuk e di si nuk iu vjen këtyre. Më takoi një qytetar një ditë në rrugë më tha : ore po te kjo protesta e fundit që kishit, unë kisha festë se bëra festën e syntellikut të cunit, unë kisha më shumë njerëz, s’mund të ketë partia politike më pak se festa e synetllikut është problem i madh/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!