Sulmuesi i Tiranës, Michael Ngoo, është rikthyer në Angli për të shijuar pushimet e fundvitit. Në këtë pauzë të Superiores, gjiganti i sulmit bardheblu është rikthyer në vendlindjen e tij dhe ditën e djeshme, ka ndjekur sfidën mes Manchester Cityt dhe Sheffield United.
Ngoo ka bërë dhe një foto më pas me dy yjet e kësaj skuadre, Sergio Aguero dhe Kevin De Bruyne. Vetë sulmuesi i Tiranës e ka shpërndarë këtë foto në rrjetet e tij sociale, me mbishkrimin: “Bishat!”
De Bruyne dhe Aguero ishin autorët e golave në atë fitore të Manchester Cityt me rezultatin 2-0 përballë skuadrës surprizë të sezonit, Sheffield United./abcnews.al