Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

“Pse ky person ishte liruar 3 herë?!/ Tragjedia në Durrës, Gjikondi: Ishte një ngjarje e paralajmëruar

schedule13:28 - 4 Maj, 2026

schedule 13:28 - 4 Maj, 2026

Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, u ndal te ngjarja tragjike që ndodhi ditën e djeshme, 3 maj, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Si pasojë e përplasjes së rëndë nga një automjet i cili drejtohej, nga 57-vjeçari Nikolla Rradaçi, humbën jetën dy të mitur dhe u plagos rëndë një fëmijë tjetër.

Gjikondi tha se ngjarja ishte e paralajmëruar, teksa shtoi se ligjet në vendin tonë janë të ashpra, por zbatimi nga qytetarët dhe institucionet jo.



“Ishte një ngjarje e paralajmëruar. Ligjet i kemi shumë të egra më shumë nga sa duhet, por zbatimet jo. Ne duhet të jemi realistë, nuk duhet të na erëzojë sytë dhimbja, edhe pse është shumë e madhe. Tragjedi të tilla duhet të na reflektojnë. Pse fëmijët duhet të rrinë në trotuar?! Sepse të gjitha hapësirat janë gllabëruar nga mafia e betonit.

Kurse familja e njërit prej fëmijëve ndodhej në Itali, për kurimin e një sëmundjes së shekullit. Ishte një ngjarje e paralajmëruar. Këto lloj rastesh nuk duhet të na vlejnë vetëm si raste ulërimash dhe britmash, por janë raste që ne duhet të reflektojmë. Nuk kemi probleme për ligjet, por për zbatimin e këtyre ligjeve nga institucionet. Pse ky person ishte 3 herë i lirë?! Gjëja më e shëmtuar ishte përdorimi politik. Pashë Berishën e të tjerë që shfrytëzuan këtë rast për të goditur kundërshtarin politik”, tha Gjikondi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!