Menjëherë pas aksidentit tragjik, policia ka larguar nga zona familjen e autorit, Nikolla Rradaçi. Burime nga policia e Durrësit thanë për ABC News se janë marre masa për ndonjë hakmarrje të mundshme.
Nikolla Radaçi është autori, i cili aksidentoi për vdekje dy të miturit dhe plagosi rëndë një tjetër, ditën e djeshme, 3 maj, në qytetin e Durrës, në zonën e ish-Kënetës. Sipas banorëve, por edhe policisë, Nikolla Radaçi ishte një person problematik. Ai lëvizte nëpër lagje me shpejtësi të lartë dhe nënë efektin e alkoolit. Banorët dëshmojnë se ai ishte kthyer në makth për sigurinë në lagje.
Ndërkohë pas arrestimit, vetë Nikolla Radaçi është shprehur i penduar teksa ka pranuar se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe nuk mbante mend asgjë se çfarë kishte ndodhur. Para uniformave të policisë është shprehur: Më vrisni!
Ai po mbahet në monitorim të vazhdueshëm dhe në masa të rrepta sigurie, pasi sapo qëndron vetëm, tenton t’i japë fund jetës.


