Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Rikonfirmimi i Berishës, humbje e opozitës”/ Salianji: PD nuk e meriton të shuhet prej tij

schedule18:02 - 1 Maj, 2026

schedule 18:02 - 1 Maj, 2026

Ervin Salianji ka sulmuar Sali Berishën pasi u përjashtua nga gara për kryetar të Partisë Demokratike. Me veprimin e fundit për të qenë kandidati i vetëm në garë, Salianji shkruan se doktori ka humbur edhe autoritetin burrëror të tij.

“Shpërfaqja e këtij shtetari deri në degradim total me ndasi, me idiotësi, me miq dhe armiq imagjinarë… me rrena dhe gënjeshtra të poshtra që i kanë lënë demokratët 13 vite rrugëve, shprehin humbjen e ‘kështjellës’ së fundit që ai kishte arritur të fshinte: burrërinë”, tha Salianji.

Për Salianjin, rikonfirmimi i Sali Berishës është vetëm një tjetër humbje e madhe e opozitës.



“Çdo ditë që ai qëndron në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë është një humbje për opozitën dhe për Shqipërinë. Koha punon vetëm për ndryshimin. Sali Berisha nuk mund ta përfaqësojë kurrë atë. Ai është i konsumuar, i izoluar, i hetuar, i paaftë për të bashkuar opozitën”, u shpreh ai.

Tashmë, jashtë gare, Salianji paralajmëron se PD me Berishën në krye mund të vdesë si subjekt politik, por edhe pse jashtë gardhit, bashkë me demokratët nuk ka për ta lejuar diçka të tillë.

“PD nuk e meriton të shuhet për shkak të liderit të saj. Llogaritë i kanë bërë gabim, veçanërisht me mua dhe shumicën e demokratëve. Koha thërret demokratët të mos heshtin”, përfundoi Salianji.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!