Në një bashkëbisedim atipik në Berlin, i intervistuar nga ish-ambasadori Italian në shqipëri, Fabrizio Buçi, kryeministri Edi Rama foli për integrimin në BE, duke zbuluar dy anët e medaljes së këtij procesi, si përfitimet dhe vonesat.
“BE-ja është një bekim për ne; roli i saj është shumë i dobishëm për ndërtimin e institucioneve dhe ajo di si ta bëjë këtë. Është procesi më neurotik i mundshëm, por funksionon. Falë kësaj, ne kemi ndryshuar. Por ritmi duhet të ndryshojë. Metoda evropiane mbetet shumë e ngadaltë, shumë plot me pengesa”, tha Rama.
Duke kaluar në këto pengesa, Rama e pranon se Shqipëria s’mund të pretendojë të bëhet Gjermani, por diçka tjetër, më e mirë se sot.
“Lajmi i mirë është se ne kurrë nuk do të bëhemi një Gjermani, sepse nuk jemi të aftë për këtë. Por një ‘Itali e vogël’?” u shpreh kryeministri.
Kritika Rama pati sërish për qasjen e BE në Ukrainë.
“BE ka ndryshuar qëndrimin themelor. Më parë, ata thoshin fjalët e duhura, por veprimet nuk pasuan. Kur erdhi pushtimi, ata e kuptuan se të gjitha palët jashtë bllokut mund të humbisnin”, shtoi Rama.
Këtë intervistë të shkurtër, Rama e realizoi në ambasadën italiane në Berlin, ku prezantoi trembëdhjetë piktura të tij, të cilat u ekspozuan në misionin diplomatik, aty ku Fabrizio Buçi vijon karrierën e tij diplomatike si ambassador i Italisë në Gjermani, pas përfundimit të misionit në Shqipëri.


