Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet/ Radoniqi: Sa më vonë, aq më mirë

schedule17:38 - 29 Prill, 2026

schedule 17:38 - 29 Prill, 2026

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se përgatitjet për zgjedhje kërkojnë kohë dhe procesi nuk është i lehtë.

Deklarimi erdhi pas pritjes së tij në presidencë nga ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.

Data më e mundshme për mbajtjen e tyre, sipas tij, është 7 qershori, afati fundor i përcaktuar nga Kushtetuta.



“Sa më vonë. Çështje e buxhetit ende nuk është diskutuar në KQZ, po besoj do të jetë përafërsisht si zgjedhjet e kaluara. Na nevojitet përgatitje, nuk është proces i lehtë…Dy data 31 maj ose 7 qershor, kështu që për mendimin tonë është 7 qershori, por prapë le t’i mbetet presidentes.”

Tani i takon ushtuesës së detyrës së presidentes Haxhiu që pas konsultimeve me partitë politike të vendosi për datën e zgjedhjeve.

Sipas Kushtetutës, ato nuk mund të mbahen më vonë se 45 ditë nga shpërndarja e parlamentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!