Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Ku e ruan Irani uraniumin?/ Kreu i IAEA: Dyshojmë në Isfahan, nuk na lejojnë kontrolle

schedule15:49 - 29 Prill, 2026

schedule 15:49 - 29 Prill, 2026

Agjencia mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së beson se pjesa më e madhe e uraniumit të pasuruar të Iranit është ende në kompleksin e tij bërthamor jashtë Isfahanit, i cili u godit nga sulmet ajrore intensive vitin e kaluar.

Shefi i agjencisë se energjisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara, Rafael Mariano Grossi, tha në një intervistë me Associated Press se Agjencia Atomike ka imazhe satelitore që tregojnë efektet e sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

“Materiali në një përqindje të madhe ishte ruajtur atje në qershor 2025 kur filloi lufta 12-ditore. Dhe ka qenë atje që atëherë. Ne nuk kemi qenë në gjendje të inspektojmë ose të rikontrollojmë nëse materiali është atje dhe nëse vulat tona mbeten atje. Shpresoj se do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë, por ajo që po ju them është vlerësimi ynë më i mirë”, tha kreu i IAEA Rafael Grossi.



Agjencia gjithashtu dëshiron të inspektojë objektet bërthamore në Natanz dhe Fordo, ku Grossi tha se ka edhe disa materiale bërthamore.

Grossi tha se agjencia kishte diskutuar me Rusinë dhe vende të tjera mundësinë e transferimit të uraniumit të pasuruar të Iranit jashtë vendit, një operacion që ai e quajti shumë kompleks. Një mundësi tjetër është kombinimi i tij me materiale të tjera për të ulur nivelin e pasurimit të tij, që është thuajse gati për një bombë bërthamore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!