Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Kërcënohet Irena Gjoka? Miratohen masa shtesë ruajtëse për gjykatësen e Berishës

schedule15:43 - 29 Prill, 2026

schedule 15:43 - 29 Prill, 2026

Komisioni i mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë Gjyqsor u mblodh me urgjencë për të miratuar masa shtesë për gjyqtaren e Gjykatës së Posaccme Irena Gjoka, pas disa kërcënimeve që i janë adresuar për shkak të detyrës.

Komisioni që përbëhet nga anëtarë të gardës së republikës, policia, përfaqësues të ministrisë së brendshme dhe asaj të drejtësisë shtuan masat e sigurisë ndaj gjyqtares.

Nuk dihen shkaqet e këtyre kërcënimeve, teksa deri më tani Gjykata e Posaccme nuk ka dalë me komunikatë zyrtare lidhur me këtë rast.



Irena Gjoka ka patur në gjykim një sërë dosjesh me rëndësi, qofshin të natyrës së korrupsionit por edhe të krimit të organizuar.

Kjo e fundit ishte edhe gjyqtarja që caktoi masat e sigurimit ndaj ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi sa i përket privatizimit të ish klubit sportiv ‘Partizani’.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!