Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Konflikti në Iran, rrezik për ekonominë”, Banka Botërore: Lufta mund të ngadalësojë rritjen ekonomike

schedule14:09 - 29 Prill, 2026

schedule 14:09 - 29 Prill, 2026

Pavarësisht  efekteve si pasojë e konfliktit në Lindjen e mesme ekonomia shqiptare parashikohet që të vijojë të ketë një ecuri  optimiste.Banka Botërore ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë shqiptare e cila parashikohet të rritet me 3.4%  përgjatë këtij viti e nxitur kryesisht nga turizmi.Por pavarësisht kësaj  konflikti në Lindjen e mesme mbetet një rrezik serioz për ngadalësim të rritjes së ekonomisë  dhe në këtë drejtim kërkohet ndërmarrja e reformave.

Ekonomia e Shqipërisë vijon të tregojë qëndrueshmëri, por ruajtja e këtij momenti kërkon reforma të guximshme strukturore.Rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të ngadalësohet, sepse çmimet më të larta të energjisë dhe ndërprerjet e tregtisë të lidhura me situatën në Lindjen e Mesme po ndikojnë negativisht në fuqinë blerëse. përshpejtimi i reformave drejt anëtarësimit në BE, më shumë investime në kapitalin njerëzor dhe infrastrukturën digjitale, si dhe mobilizimi i kapitalit privat do të nxisë investimet, krijojë vende pune dhe përshpejtojë konvergjencën me BE-në,” vlereson Banka Boterore.

Banka Botërore ka vlerësuar e uljen e nivelit të papunësisë dhe të borxhit public ndërsa cilëson si një sfidë gjetjen e krahut të kualifikuar të punës.



Ekonomia e Shqipërisë u rrit, e mbështetur nga sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit, veçanërisht turizmi.Inflacioni mbeti nën objektivin e Bankës së Shqipërisë.Borxhi publik vijoi rënien, duke zbritur në 53.2 për qind të PBB-së në fund të vitit 2025.Bilanci i llogarisë korrente u përmirësua, i mbështetur nga eksportet e shërbimeve të nxitura nga turizmi. Megjithatë, rritja e punësimit dhe rritja e pagave duhet të ndihmojnë në uljen e varfërisë në 19.4 për qind deri në vitin 2028,” thuhet ne raport.

SIPAS Bankës Botërore edhe  rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të mbetet e ngadaltë  e ndikuar nga efektet zinxhir të konfliktit në Lindjen e Mesme, inflacioni dhe pasiguritë në rritje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!