Arrihet akordi i parakohshëm, Eriksen zgjedh ekipin e ri

schedule14:49 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 14:49 - 29 Dhjetor, 2019

Christian Eriksen ka vendosur se ku do të vijojë karrierën. Mesfushori danez do të mbyllë sezonin me Tottenham për t’u larguar në verë me parametra zero. Prej javës së ardhshme i lejohet të firmosë një para kontratë me klubin e ardhshëm, që zbulohet nga anglezja Telegraph.

Organizatori ka zgjedhur Manchester United, ka arritur akordin me klubin e famshëm dhe do të transferohet në “Old Trafford”. Eriksen mund të largohej që në janar, por kërkesa prej 40 milionë eurosh që kërkonte Tottenham u cilësua tepër e lartë nga klubet e interesuara.

27-vjeçari është pjesë e ekipit londinez prej gushtit të vitit 2013 kur u la Ajax për t’u transferuar në Premier League. Lojtari po luan sezonin e fundit dhe në verë do të kthehet “Djall i Kuq”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!