Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli!”/ Vjosa Osmani për dështimin e zgjedhjes së Presidentit: E rëndë për Kosovën!

schedule11:06 - 29 Prill, 2026

schedule 11:06 - 29 Prill, 2026

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka reaguar nëpërmjet një video-mesazhi në Facebook, ku ka komentuar situatën e fundit për çështjen e Presidentit në Kosovë.

Dështimin e seancës për të zgjedhur Presidentin, një natë më parë në Kosovë, ajo e ka cilësuar si shumë të rëndë.

“Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli!”, shprehet ajo ndërsa bën thirrje për më shumë bashkim dhe që të punohet për qytetarët.



“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngrihet edhe nga momente shumë më të rënda. Prandaj ka ardhur momenti që të japim dashni dhe vetëm dashni për vendin tonë. Mjaft më me propagandë, mjaft më me urrejtje, mjaft më me përçarje e me ndjellje të frikës. Mjaft më. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm dashni për njëri-tjetrin dhe vendin tonë. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë e aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ju ftoj të bashkoheni në këtë mision se rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”, ka thënë Vjosa Osmani në videomesazhin e saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!