Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha për Real Story se transmetimi live i seancave gjyqësore janë të domosdoshëm për transparencën, ndërsa ato me dyer të mbyllura duhet të përdoren vetëm për çështje të klasifikuara.
Softa shtoi se kjo do të ketë efekt edhe për personazh politik të cilët mund të shpallen të pafajshëm më vonë dhe se qytetari mund të dëgjojë të argumentuar se çfarë ka ndodhur.
“Është krejt normale që komunikimi të jetë live, media ka nevojë për transparencë dhe nuk mund të intimidojë dëshmitarët. Kur ka çështje të klasifikuara, mund të bëhet me dyer të mbyllura. Një prej personazheve mund të fitojë pavarësinë, rasti i Nanos, rasti i Roven Zekës.
Argumentet dhe kundërargumentet dhe mënyrat e mbrojtjes janë një e drejtë, akuzat vijnë mbi bazën e provave të prokurorisë. Mbrojtja duhet të jetë publike, s’ka asgjë të keqe, qytetari më mirë të dëgjojë realisht çfarë ka ndodhur, ky është efekti publik.”


