Zgjedhjet e reja në Kosovë do të ishin një sfidë edhe për vetë KQZ.
Teksa kanë mbetur edhe pak orë nga afati i gjykatës kushtetuese për zgjedhjen e presidentit dhe në rast se mes palëve nuk ka dakordësi, vendi shkon në zgjedhjet e treta të përgjithshme brenda 2 vitesh.
Kjo situatë për KQZ është një stërmundim edhe në aspektin buxhetor.
“Mbajtja e një tjetër procesi zgjedhor në një interval kaq të shkurtër kohor pas zgjedhjeve të fundit dhe pas të gjithë atyre proceseve zgjedhore të organizuara vitin e kaluar, natyrisht se paraqet sfidë të konsiderueshme për KQZ-në dhe administratën e tij.”
Elezi ka bërë të ditur se për vitin 2026 nuk është planifikuar asnjë proces i rregullt zgjedhor, dhe për këtë arsye, në ndarjet buxhetore të këtij institucioni nuk janë përfshirë mjete për një proces të mundshëm të parakohshëm.
THËNË SHKURT PËR KËTË PROCES NUK KA PARA.
“Nëse do të ketë një proces të ri zgjedhor, atëherë një nga çështjet e para që do të trajtohet nga ana e KQZ-së është planifikimi i buxhetit për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Në vitin 2026, nuk ka ndonjë proces të rregullt zgjedhor të planifikuar dhe kjo do të thotë se edhe në ndarjet buxhetore për këtë vit, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nuk ka mjete të planifikuara për ndonjë proces të parakohshëm zgjedhor.”
Elezi treguar se sa mund t’i kushtojë Kosovës edhe një proces tjetër zgjedhor, i cili do të jetë i pesti brenda 16 muajve.
“Ne nuk mund ta dimë aktualisht se sa mund të jetë kostoja e përafërt e organizimit të një procesi të mundshëm zgjedhor, sepse çdo proces ka specifikat e tij. POR SA PËR RIKUJTIM, BUXHETI I PLANIFIKUAR PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE TË FUNDIT PARLAMENTARE, TË CILAT ISHIN TË PARAKOHSHME, PRA ATO TË 28 DHJETORIT, KA QENË NË VLERËN E 11.5 MILIONË EUROVE.”


