Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Oklahoma nuk fal asgjë/ NBA, kampionët kalojnë në raundin e dytë të garës për titull

schedule13:07 - 28 Prill, 2026

schedule 13:07 - 28 Prill, 2026

Ekziston një skuadër që duket se qendron mbi të tjerat. Kjo është Oklahoma, kampionia në fuqi e NBA-së, e cila është e vetmja që u kualifikua me rezultatin 4-0 për në raundin e dytë të plej ofit.

Shei Gilgës Aleksandër me shokë, pavarësisht nga ndonjë ulje të rendimentit në lojën sulmuese, nuk vunë në diskutim asgjë, siç I takon numrit 1 të sezonit të rregullt për këtë edicion, dhe për të kaluarin.

Përballë tyre, Feniks Sans, me mbrojtjen e 10-të më të fortë në kampionat, nuk pati asnjë shans. Oklahoma fitoi 131-122 jashtë fushe dhe kompletoi atë që në zhargonin e basketbollit amerikan quhet “fshesa”, apo “fshirja me fshesë”.



Shei pati 31 pikë, 2 topa në tabela e 8 asistë, duke shtuar edhe një bllokim gjuajtjeje. Çet Homgren ishte si përherë krahu i tij i djathtë dhe kontribuoi me 24 pikë, 12 topa në tabela, 3 asistë e 2 vjedhje topi.

Shumë I mirë Miçëll me 22 pikë, 4 topa në tabela e 6 asistë, i kudondodhur në sulm e në mbrojtje. Feniksi nuk mundi të bënte shumë as në këtë ndeshje.

Devin Buker shënoi 24 pikë, Bruks e Grin nga 23, por kampionët ishin shumë të fortë. Pritet që rivali i radhës në rrugën drejt titullit për Oklahomën të jetë Los Anxhelos Lejkërs, pra legjenda Lebron Xhejms, por mund të kthehet edhe Luka Doncic./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!