Finalizohen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, faza të tjera të operacionit të koduar “Network”.
Një operacion kundër shfrytëzimit për prostitucion ka sjellë arrestimin e 7 personave. Në pranga janë vënë 2 bashkëjetues, për shfrytëzim për prostitucion dhe 5 shtetase nga Kina dhe Ukraina
Gjatë aksionit, u zbuluan 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion. Ndërsa në hetim janë vënë 5 shtetas (2 përfitues nga kjo veprimtari dhe pronarët e 3 apartamenteve të dhëna me qira).
Më tej, në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetas, ndër to, pronarët e 3 apartamenteve të dhëna me qira dhe 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


