Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Mbi 306 familje të ngujuara në qark”/ Vrasja e çiftit në Lezhë, Karamuço: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Kosovës

schedule23:37 - 27 Prill, 2026

schedule 23:37 - 27 Prill, 2026

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në qarkun e Lezhës janë 306 familje të ngujuara për shkak të gjakmarrjes.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortes së tij Gentjana Mujeci në Balldren është ngjarje e rëndë, teksa dyshohet se autorët janë larguar drejt Kosovës.

“Janë 306 familje të ngujuara. Kjo ngjarje, ishte vijim i një ngjarjeje që ka ndodhur në 2016. Është marrë vendim që ky person do vritet. Asnjë lloj kanuni, nuk parashikon vrasjen e grave. Gjakmarrja do shtrihet edhe në familjen e gruas. Kjo plagë krijon plagë të tjera. Nuk di nëse e kanë llogaritur autorët që duhet të vrisnin edhe bashkëshorten. Asgjë nuk e justifikon humbjen e jetës së të dyve, por flas për bashkëshorten e tij.



Vrasja për gjakmarrje dëbohet me burgim të përjetshëm. Mendohet se autorët janë larguar drejt Kosovës”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!