Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Ervin Mata do ekstradohet në Shqipëri”/ Karamuço: Largimi i tij jashtë vendit, para zhdukjes së Martinajt

schedule23:31 - 27 Prill, 2026

schedule 23:31 - 27 Prill, 2026

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se Ervin Mata, i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare i cilu u arrestua në Brazil, do të ekstradohet.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se largimi i tij jashtë vendit, ka ndodhur para zhdukjes së Ervis Martinajt.

Karamuço shtoi se për arrestimin e Matës, mund të ketë pasur ndikim edhe DEA amerikane.



“Është njohur publikisht pas ngjarjes së bllokut, të shtënat me armë ku u përplas me Vis Martinaj, jeta e tij në arratim, nmgrituja e akuzave nga SPAK për një sërë veprash penale. Largimi i tij drerjt Brazilit dhe më tej informacionet për lëvizjet e tij. Është arrestuar në Sao Paolo, ka qenë në kërkim ndërkombëtar. SPAK ka depozituar kërkesën për ekstradimin e tij. Nuk kemi marrëveshje ekstradimi me këtë vend. Ka një procedurë ligjore, atë e vendos gjykata braziliane. Largimi i këtij personazhi, ka ndodhur përpara se të humbë gjurmët Ervis Martinaj. CIA dhe DIA amerikane janë përshirë në luftë të ashpëre me ato që konsiderohen organizata terroriste dhe personat që bashkëpunojnë me to. Ky personazh ka bashkëpunuar me këto kartele, qoftë në Bolivi apo në Brazil. Ai është vëzhguar, rrethuar dhe më pas është prangosur. Duhet të ketë pasur patjetër ndikim DEA, për CIA nuk e di të them”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!