Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet e fundit brenda forcës politike që drejton. Në një postim në Facebook, ai bëri të ditur se gjatë mbledhjes së zgjeruar të fundmuajit me grupin parlamentar dhe qeverinë janë diskutuar çështje kyçe, përfshirë procesin e komunikimit me organizatat socialiste për “Punët e Shqipërisë”, ecurinë e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, si dhe kalendari i nismave ligjore të lidhura me këtë proces.
Në fokus të diskutimeve kanë qenë gjithashtu aktivitetet e planifikuara në kuadër të “Majit të Europës” dhe organizimi i ritakimeve ndërbrezore në prag të 35-vjetorit të Partisë Socialiste.
“Sot në mbledhjen e zgjeruar të fundmuajit, me grupin parlamentar dhe qeverinë, diskutuam për ecurinë e procesit të komunikimit me organizatat socialiste për “Punët e Shqipërisë”, për ecurinë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, e për kalendarin e nismave ligjore të lidhura me anëtarësimin, si edhe për “Majin e Europës” dhe ritakimet e brezave në vigjilje të 35-vjetorit të Partisë Socialiste”, ka shkruar Rama.


