Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan.
Të paktën katër automjete janë përfshirë në aksident. Ndërsa dyshohet se një person ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë 3 ambulanca dhe 2 mjete të shërbimit zjarrfikës. Si pasojë e aksidentit është bllokuar edhe qarkullimi i mjeteve.
Ndërsa raportohet se ka edhe disa të lënduar, mes të cilëve një shtetase e huaj.


