Shqipëria nuk mundi ta fitonte një medalje të artë në Kampionatin Europian të mundjes që përfundoi në Tiranë. Edhe mundësi tjetër kuqezi, Abakarov, e humbi finalen, ashtu siç ndodhi dy ditë më parë me pretendentin tjetër, Islam Dudajev.
Abakarov u mund nga rusi Ugujev, që është numri 1 në renditjen botërore. Finalja për peshën deri 65 kilogram në mundjen e lirë përfundoi 4-0 më rusin, dhe mundësi ynë u detyrua të kënaqej me argjendin.
Në total, Shqipëria fitoi dy medalje argjendi, që është një sukses, edhe pse në të kaluarën këta dy mundësa kanë arritur të fitojnë edhe titullin kampion të Europës. Kampionatin Europian e fitoi Rusia me 25 medalje gjithsej, nga të cilat 8 të arta, ndonëse garoi pa flamurin dhe simbolet e saj kombëtare sepse është e dënuar për shkak të luftës në Ukrainë./abcnews.al


