Ish presidenti Ilir Meta, ka bërë këtë të hënë daljen e parë publike në GJKKO, rreth një vit e gjysmë pas arrestimit të tij. Meta është shfaqur pas kafazit të qelqtë, në sallën e gjyqit.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit 2024, dhe SPAK e ka marrë të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. E pandehur është edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka masë detyrim paraqitje, si edhe ish kreun e AKEP Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.
Sipas Prokurorisë së Posaçme Meta dhe Kryemadhi përdorën një sërë skemash korruptive, influencën dhe pushtetin e tyre politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, për të pastruar paratë e korrupsioni dhe fshehën pasuri e nuk deklaruan shpenzime të konsiderueshme./abcnews.al


