ELBASAN– Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”.
Sipas Policisë, automjeti i drejtuar nga një 28 vjeçar, është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga një 53-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes, i riu ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi tjetër i mjetit është dëmtuar dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./abcnews.al


