Festa kthehet në tragjedi, sulmohet shtëpia hebraike në New York, 5 persona goditen me thikë

schedule09:56 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 09:56 - 29 Dhjetor, 2019

Festa e cila ishte organizuar në shtëpinë e një rabini në New York është kthyer në tragjedi. Autoritetet policore njoftojnë se shtëpia në Monsey, në veri të New York City, ishte duke kremtuar një festë fetare kur sulmuesi hyri brenda. Të paktën pesë persona janë qëlluar me thikë.

I dyshuari është larguar nga vendngjarje, por më vonë u mor në paraburgim, tha policia. Shkaqet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura.

Njëri nga viktimat u plagos me thikë të paktën gjashtë herë.

“Shtëpia kishte dhjetëra njerëz”, tha për New York Times, bashkëthemeluesi i OJPAC në rajonin e Hudson Valley, Yossi Gestetner.

Aron Kohn, 65 vjeç, i cili në atë kohë ishte në shtëpinë e rabinit, ka treguar momente nga ngjarja.“Po lutesha për jetën time. Ai filloi të sulmonte njerëzit menjëherë sapo hyri në derë. Ne nuk kishim kohë të reagonim fare”, tregon ai për mediat e huaja.

Sulmi ka ndodhur një ditë pasi policia e qytetit në New York tha se oficerët po rrisnin patrullimet në rrethet hebraike pas kërcënimeve dhe sulmeve antisemitike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!