Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 17:00 në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Shëngjinit, duke shkaktuar plagosjen e një personi.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe një motoçikletë, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana që mbeten ende të paqarta. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motoçikletës.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e personelit shëndetësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje


