Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kontrolle në rrugë, pa policë/ Monitorim me teknologji, për kundravajtjet rrugore

schedule18:36 - 24 Prill, 2026

schedule 18:36 - 24 Prill, 2026

Pas porosive të drejtorit te pergjithshëm të policisë së shtetit, Policia rrugore ka ndryshuar strategjinë në evidentimin e shkeljeve nga drejtuesit e mjeteve.

Në të gjithë vendin janë shtuar kontollet dhe masat për rritjen e sigurisë në rrugë. Tashmë kontrolli në akset urbane dhe rruget kombetare, kryehet duke përdorur mjetet inteligjente.Monitorimet ne rruge gjatë kësaj jave janë kryer me shpejtësimatëse dhe dronë.

Policia thote se gjate nje jave ne te gjithe territorin e vendit janë arrestuar 36 drejtues mjetesh pwr shkelje te kodit rrugor.  22 nga të arrestuarit janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa 14 të tjerë pa leje drejtimi.



Rezultatet janë të dukshme, vetëm në një javë janë vendosur afro 22 mije masa administrative.

Në akset nacionale janë ndëshkuar 4 775 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara.

Ndërkohë gjatë kontrolleve në qendrat urbane jane ndeshkuar me gjobe 83 për drejtues mjetesh në efektin e alkoolit, 1 235 gjoba janë vendosur për parakalime të gabuara, 1 224 për mosvendosje të kaskës, 302 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 789 për përdorim të celularit.

Në zonat urbane policia ka vendosur mbi 11 mije e 500 gjoba për parkime të gabuara.

4 775 gjoba për shpejtësi tej normave

1 235 gjoba për parakalime

224 gjoba për mosvendosje të kaskës

302 për mosvendosje të rripit të sigurimit

789 për përdorim të celularit

11 500 gjoba për parkime të gabuara

Për shkak të fluksit të pritshëm gjatë fundjavës drejt zonave turistike dhe bregdetare, Policia Rrugore ka shtuar patrullimet dhe kontrollet me mjete inteligjente në akset kryesore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!