Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kriza e naftës prek aviacionin/ Civici: Kompanitë ‘low-cost’ më të prekura. 25 për qind e kostos për karburantin…

schedule21:56 - 23 Prill, 2026

schedule 21:56 - 23 Prill, 2026

Profesori Adrian Civici tha për ‘War Report’  se turbullirat në tregun e naftës po krijojnë vështirësi serioze për aviacionin, duke ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin me karburant dhe rritjen e çmimeve të biletave.

Sipas tij, deri në 25–35% e kostove të aviacionit lidhen me karburantin, çka po detyron linjat ajrore të hartojnë strategji të reja për muajt në vijim. Ai paralajmëron se më të prekurat janë kompanitë loë cost, të cilat operojnë me marzhe më të ulëta fitimi dhe janë më të ekspozuara ndaj krizës.

“Aviacioni lëndë të parë kryesore ka naftën specifike dhe në këtë situatë turbullire në tregun e naftës dhe sigurimin e sasisë së nevojshme ka shkaktuar shumë probleme. Problemet po reflektohen në rritje të çmimeve të biletave dhe ka nisur një shqetësim për disponibilitetin e tyre për furnizimin e linjave ajrore. Linjat ajrore kanë nisur të ndërtojnë strategji të reja për 6 muajt në vijim, edhe pse situata është e paqartë.



Në koston e shpenzimeve që ka aviacioni civil dhe jo vetëm, 25-35 për qind e kostos është e karburantit dhe kjo reflektohet direkt. Avionët nuk furnizohen vetëm në vendin e origjinës, por edhe në destinacione dhe shumë prej vendeve nuk garantojnë furnizim të rregullt. Probleme kanë nisur të shfaqin linjat loë cost që veprojnë me marzh më të ulët fitimi.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!