Bashkimi Europian dukshëm do të zgjerohet së shpejti, me Malin e Zi i cili është në marshin e fundit të anëtarësimit dhe me Shqipërinë e cila ka përmbushur detyrat e saja me ritme të shpejta.
Juristja Brizida Gjikondi tha se Rama dëshiron të përmbyllë rrugëtimin e tij të pushtetit me hyrjen në union. Gjikondi cilësoi Shqipërinë si një vend mysliman I cili do të jetë i pari që o bëhet pjesë e një unioni me identitet të theksuar të krishterë.
“Kemi një ngërç që duhet ta pranojmë: BE ka një identitet të theksuar të krishterë. Nëse Shqipëria bëhet pjesë, do të jetë vendi i parë mysliman. Bashkimi Europian është laik, por De Gasperi dhe shumë themelues të tij kanë qenë të idesë të bashkohen vende të krishtera, edhe flamuri i BE-së është marrë nga kurora e Shën Mërisë. Unë them ta shohim në këtë këndvështrim.
Rama është i konsumuar edhe nga pushteti dhe problemet e pushtetit, saqë është pro hyrjes në BE. Nuk besoj se luan dhe bën sikur; ai do që ta mbyllë rrugëtimin e tij të lodhur të pushtetit me hyrjen në BE.
Vjehrri i Arminës nuk do. Një lider që është largpamës nuk e dëmton vendin e tij siç e ka dëmtuar Berisha. Ne do hyjmë në BE, por besoj mos të jetë zhbërë derisa të futemi ne; BE ka dështuar në disa vendime.” / abcnews.al /


