Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtohen fondet për barnat tumorale/ Sala: Buxheti këtë vit rritet me 3 miliardë lekë

schedule19:19 - 23 Prill, 2026

schedule 19:19 - 23 Prill, 2026

Shtohen paratë nga buxheti për sigurimin e barnave për sëmundet tumorale. Ministria e Shëndetësisë Evis Sala tha në Kuvend se do të ketë rritje të buxhetit për barnat onkologjike me 1.5 miliard lekë.

“Kemi rritur buxhetin për barnat onkologjike sidomos ato citostatike. Buxheti i dedikuar për barnat për vitin 2026 është 19.5 miliardë lekë, nga të cilat vetëm për barnat onkologjike kemi një rritje prej 1. 5 miliardë lekë. Kjo rritje mundëson zgjerimin e mbulimit dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me barna. Lista e barnave onkologjike është zgjeruar ndjeshëm. Ndërkohë, buxheti dedikuar për banët onkologjike pritet të rritet sërish me 1.5 miliardë lekë përmes aktit normativ.”

Po ashtu ministria premtoi shtim të investimeve në infrastrukturë për sëmundjet e rënda.



“Në radioterapi, kemi instaluar akseleratorin e tretë, duke plotësuar shërbimin me tre akseleratorë, ndërsa ka nisur puna, edhe për akseritorin e katërt në shërbimin e neurokirurgjisë në QSUT.”

Sala sqaroi akuzat e bëra për ndërprerje të analizave pas datës 20 të çdo muaji, duke thënë se nuk ka ndërprerje, por përparësi në bazë të diagnozës dhe nevojës urgjente të paqcientit.

“Është e rëndësishme të sqarohet për të gjithë qytetarët se shërbimi nuk ndërpritet në asnjë moment. Kontrata parashikon një planifikim mujor të volumit dhe buxhetit të analizave për çdo spital. Në momentin kur arrihet rreth 75% e këtij vëllimi, koncesionari njofton strukturat drejtuese përkatëse si një mekanizëm monitorimi dhe menaxhimi të përdorimit të shërbimit. Në këtë fazë shërbimi vijon normalisht, por prioriteti i jepet analizave urgjente dhe atyre të domosdoshme për vendimarrje klinike. Kjo do të thotë se në raste të caktuara mund të shtohen disa analiza rutinë, por në asnjë rast nuk cenohet ekzaminimi, diagnostikimi apo trajtimi i pacientit.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!