Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehu mirënjohjen e tij ndaj Bashkimit Evropian sot në Nikozi për dhënien e një kredie prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën dhe futjen e një pakete të re sanksionesh kundër Rusisë.
“Jemi shumë mirënjohës për progresin e madh të sotëm: paketën e ndihmës prej 90 miliardë dollarësh dhe paketën e sanksioneve, të cilat janë gjithashtu një sinjal i shkëlqyer. Do të punojmë për të siguruar që fondet të mbërrijnë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Zelensky në një fjalim të përbashkët me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Qipro.
Ai theksoi se kjo do t’i mundësojë ushtrisë ukrainase të forcohet dhe të përgatitet më mirë për dimrin e ardhshëm.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Qipro për të marrë pjesë në një takim të jashtëzakonshëm të liderëve të BE-së, njoftoi zëdhënësi i tij, Serhiy Nikiforov.
Ai deklaroi se Zelensky planifikon të takohet me Presidentin e Lituanisë Gitanas Naused, si dhe me Kryeministren në detyrë të Danimarkës, Mette Frederiksen, raporton Ukrinform.


