Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Ushtria izraelite zbulon bazë nëntokësore të Hezbollah, hyrja ndodhej brenda një dyqani rrobash në Liban

schedule18:27 - 23 Prill, 2026

schedule 18:27 - 23 Prill, 2026

IDF kanë njoftuar se kanë zbuluar një qendër komande nëntokësore të Hezbollah, rreth 25 metra nën tokë, në qytetin jugor libanez Hiam.

Sipas ushtrisë izraelite, hyrja për në tunel ndodhej brenda një dyqani rrobash.

Në një video të publikuar, fillimisht shfaqen varëse rrobash në ambientin e dyqanit, të cilat më pas çojnë drejt një hapjeje të fshehtë në dysheme.



Përmes një shkalle, ushtarët zbresin në strukturën nëntokësore që pretendohet të jetë përdorur si qendër komande.

Brenda tunelit, IDF thotë se janë gjetur armë, municione dhe disa dhoma funksionale, të cilat dyshohet se janë përdorur nga grupi për të menaxhuar operacionet luftarake.

Pamjet filmike tregojnë korridore të shumta dhe ambiente të organizuara, ndërsa trupat izraelite inspektojnë zonën.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!